Ora e Hitlerit shitet për 1.1 milion dollarë në SHBA

Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitlerit është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.

Ora Huber, e cila i është shitur një ofertuesi anonim dhe ka inicialet AH të gdhendura në të.

Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin përpara shitjes në Alexander Historical Auctions në Maryland.

Megjithatë, shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur relikeve naziste në të kaluarën, u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë.

Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve, gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj.

Katalogu i produkteve për orën thotë se mund t’i ishte dhënë si dhuratë ditëlindjeje liderit fashist në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë.

/A2news/

Read Previous

Efektet që ka në trupin tonë vapa e fortë e këtyre ditëve

Read Next

Ky është qyteti i parë në botë që vendos taksë për ta vizituar