Olivier Giroud nuk do ta vazhdojë kontratën me Chelsea

Sulmuesi francez pritet të hapë bisedimet me krerët e klubit londinez në fund të këtij sezoni.

Olivier Giroud është duke konsideruar opsionet para se të vendosë për të ardhmen, dhe nuk pritet të vazhdojë kontratën me Chelsean, pasi trajneri i ri Thomas Tuchel nuk do të llogarisë në shërbimet e tij, raporton “Goal”.

“Blutë” dëshirojnë të hapin bisedimet për një marrëveshje të re me sulmuesin 34- vjeçar, por thuhet se kjo marrëveshje do të ishte me kohëzgjatje të shkurtë, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e sulmuesit francez skadon në fund të kësaj vere, dhe pavarësisht se shumë klube evropiane janë të interesuara në shërbimet e tij, Giroud ende nuk e ka vendosur se ku do të vazhdojë të ardhmen e tij.

Read Previous

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar

Read Next

Ilir Meta do të rikthehet në LSI pas përfundimit të mandatit si president