Olimpiada në Paris, Macron: Ekziston gjithmonë rreziku i një sulmi terrorist

Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Guajana, pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Moskë, tha se  Franca “do të jetë gati” për Olimpiadën e Parisit, duke vënë në dukje megjithatë se gjithmonë ekziston rreziku i një sulmi terrorist.

Më pak se 24 orë pas masakrës në sallën e koncerteve Crocus City Hall në një periferi të Moskës, shqetësimet për një sulm terrorist në Paris në korrik ose gusht janë rikthyer sërish në vëmendje.

“Ajo që është e vështirë ndonjëherë është se ekziston gjithmonë një element rreziku,” tha presidenti francez.

“Ne po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta parandaluar atë. Unë mendoj se mund t’ju them se po, ne do të jemi gati. Ne jemi gati dhe do të jemi gati. Kjo është edhe arsyeja pse ne po përmirësojnë taktikat tona”, shtoi ai, duke kujtuar se disa sulme terroriste janë parandaluar muajt e fundit.

“Ka një mobilizim shumë të madh nga shërbimet tona inteligjente, policia, xhandarët, ushtarët tanë.

Ne padyshim që po bëjmë gjithçka për të qenë gati për ceremonitë e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike dhe ngjarjet e lidhura me to”, këmbënguli ai. /abcnews.al

Read Previous

Raportimi i drejtorit të policisë në komision, vazhdon me dyer të mbyllura

Read Next

Haxhiu: Muzeu i Krushës së Madhe do t’i kontribuoj kujtesës kolektive për gjenocidin e Serbisë