Haxhiu: Muzeu i Krushës së Madhe do t’i kontribuoj kujtesës kolektive për gjenocidin e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëpërmjet inagurimit të masakrës së Krushës së Madhe ruhet kujtesa kolektive për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Ky muze do t’i kontribuoj kujtesës sonë kolektive për të mos harruar asnjëherë krimet mizore dhe aktet gjenocidale të Serbisë fashiste”, ka thënë ajo.

“Së fundmi kemi themeluar Institutin për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, në të cilën do të dokumentohen të gjitha masakrat dhe krimet e tjera që janë kryer në Kosovë”, ka shtuar Haxhiu. /RTK/

Read Previous

Olimpiada në Paris, Macron: Ekziston gjithmonë rreziku i një sulmi terrorist

Read Next

Gjykata britanike merr vendimin: Themeluesi i WikiLeaks, Assange nuk do të ekstradohet në SHBA