Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se ka pasur mospërputhje të kohës
Më shumë se pesë milionë sirianë mund të kenë mbetur pa kulm mbi kokë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës që goditën vendin dhe fqinjin e tij Turqinë, sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara.
“Deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti”, tha të premten Sivanka Dhanapala, përfaqësuesja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë, shkruan Al Jazeera.
“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive”, shtoi ajo./ KultPlus.com
