OKB-ja drejt rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit

Kombet e Bashkuara pritet të rivendosin sanksionet gjithëpërfshirëse ekonomike dhe ushtarake ndaj Iranit, dhjetë vjet pasi ato u hoqën në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.

Ky zhvillim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i dërguan muajin e kaluar një letër zyrtare Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku e akuzonin Teheranin për mosrespektim të angazhimeve bërthamore. Sipas rregulloreve të marrëveshjes, letra aktivizoi një mekanizëm që i jepte Iranit 30 ditë afat për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe për të shmangur rivendosjen e sanksioneve, raporton BBC.

Pasi afati kaloi pa ndonjë marrëveshje të re, sanksionet pritet të rikthehen automatikisht.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, reagoi ashpër duke e cilësuar masën si të pajustifikuar:

“Të padrejta dhe të paligjshme,” u shpreh Pezeshkian lidhur me rikthimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Ndërkohë, një përpjekje e fundit për të shtyrë masën, e udhëhequr nga Kina dhe Rusia, dështoi pasi rezoluta përkatëse mori vetëm katër nga 15 votat e nevojshme në Këshillin e Sigurimit. /GazetaSinjali/

Read Previous

Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Read Next

Donnarumma: Italia nuk mund të mungojë për herën e tretë radhazi në Kupën e Botës