OKB: Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë në 10 vite

Çmimet e ushqimeve kanë prekur nivelin më të lartë në një dekadë, pas rritjes me 30 për qind gjatë vitit të kaluar. Konstatimi vjen nga Organizata Agro-kulturore dhe e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara. Shifrat e agjencisë konfirmojnë rritjen e kostos së drithërave dhe vajrave bimorë në mbarë botën.

Shkak për rritjen e çmimeve duket se janë bërë vështirësitë në furnizime, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike. Por gjithashtu ka ndikuar edhe fakti që Kanadaja, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën sezon të dobët në prodhimin e grurit.

Ekspertët vlerësojnë se në këtë zhvillim, rol patën edhe ndryshimet klimatike por edhe pandemia e Covid-19 që reduktoi ndjeshëm krahun e punës. Sipas vlerësimit, çmimi i drithërave u rrit me 22 për qind, në krahasim me vitin e kaluar.

Shtrenjtimi i vajrave bimorë ishte me thuajse  10 për qind, sipas OKB-së. Kjo vjen nga rritja e kostos së prodhimit të vajit të palmës, sojës dhe lulediellit.

Ndërkohë, problemet me dërgesat nxitën dhe shtrenjtim të qumështit me 16 për qind. Impakti më i madh i rritjes së çmimeve është ndjerë kryesisht në shtete që varen nga importi i ushqimeve. 

/A2News/

Read Previous

Islanda rikthen detyrimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse

Read Next

Kryebashkiaku i ri i Nju-Jorkut kërkon të paguhet në Bitcoin