Oferta e PSG-së për Messin, flet Ronald Koeman

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, i ka dërguar një tjetër mesazh Lionel Messit.

Ai ka deklaruar se Leo duhet të mbyllë karrierën në klubin ku është rritur dhe ku ka fituar e thyer gjithçka, që sot, mban epitetin e më të mirit në botë.

Koeman u pyet për ofertën e PSG-së deh dëshirën e tyre për ta pasur në Paris, por holandezi s’do t’ia di.

“Oferta e PSG për Messin? Nuk më intereson, sepse së pari, nuk e di nëse është e vërtetë. Dhe së dyti, shpresoj të vazhdojë me ne”, u shpreh Koeman.

“Karriera e tij duhet të mbyllet këtu sepse ka qenë këtu gjithë jetën e tij”.

“Nuk më interesojnë lajmet e publikuara, të paktën sot jo”, shtoi ai mes tjerash në konferencë për media para ndeshjes me Granadën, e mbetur në kuadër të La Ligës./eo/

Read Previous

Apple dyfishon të ardhurat

Read Next

Lekaj: Monitorim 24-orësh për Kurtin