OBSH sugjeron që cigaret të bëhen më të shtrenjta

Sipas qëndrimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çmimi i cigareve duhet të rritet, dhe duhanpirësit ndoshta së shpejti do të duhet të paguajnë më shumë se 20 euro për një paketë, shkruan “Poslovni dnevnik”.

Sipas hulumtimit, një paketë cigare në Gjermani aktualisht kushton nga shtatë deri në dhjetë euro, në varësi të llojit. Sipas ekspertëve, kjo shumë është shumë e vogël duke pasur parasysh se sa i kushton shtetit trajtimi i personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga konsumimi i duhanit. Është bërë një llogaritje specifike që tregon se një paketë cigare duhet të kushtojë 23 euro, që është pakrahasueshëm më pak se çmimet që paguajnë aktualisht konsumatorët në Gjermani apo vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka specifikuar edhe kostot specifike që përfshihen në këto çmime, përkatësisht kostot e trajtimit, vizitave te mjekët dhe ilaçet, rehabilitimi dhe kujdesi dhe të gjitha kostot që rezultojnë nga humbja ose mungesa nga puna e një personi të sëmurë.

Duhani i kushton shtetit gjerman 82 miliardë euro çdo vit, shpjegojnë ekspertët e OBSH-së dhe një e treta e kostove shkaktohen drejtpërdrejt nga konsumimi i cigares. Ata besojnë se me rritjen e çmimit praktikisht do të kishin në dorë një mekanizëm që do të mund të zvogëlonte drejtpërdrejt kostot e trajtimit, e me këtë edhe kontributet mujore për sigurimet shëndetësore. Sipas analistëve gjermanë, vendet e tjera janë shumë përpara për sa i përket çmimeve. Për shembull, në Irlandë një paketë cigare tani kushton 15.6 euro. Ata thuhet se janë të shqetësuar se Gjermania nuk po bën përparim në kontrollin e duhanit. Meqë ra fjala, problemi nuk është vetëm me duhanin, sepse ekspertët paralajmërojnë se është e nevojshme të rriten çmimet e sheqerit dhe alkoolit. Një taksë për këto produkte tashmë po diskutohet në Gjermani,

Fëmijët në Gjermani janë shpesh mbipeshë për shkak të konsumimit të ushqimeve të mbushura me sheqer dhe kjo duhet të ndryshojë urgjentisht, thonë ekspertët gjermanë. Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikon gjithashtu trendin në rritje të konsumit të cigareve elektronike tek të rinjtë dhe na kujton një problem të madh që na shqetëson. Kjo sjellje u vërejt veçanërisht gjatë pandemisë, dhe më pas zakonet e pirjes së duhanit bënë që shumë njerëz të kalonin nga cigaret elektronike në ato tradicionale. OBSH beson se rritja e çmimit të cigareve do të dekurajonte gjithashtu këtë sjellje.

Në vitin 2024 në Maqedoni do të shtrenjtohen cigaret dhe prodhimet e tjera të duhanit nga dy në katër denarë. Kjo për shkak të ndryshimeve në Ligjin për akciza që janë dorëzuar në Kuvend. Ndryshimet parashikojnë harmonizimin e normës së akcizës për cigaret me normën minimale të akcizës në BE, si dhe barazimin e peshës së akcizës totale të cigareve në çmimin mesatar të ponderuar të shitjes me pakicë me atë të përcaktuar në Direktivën e BE-së. /alsat.mk

Read Previous

Haxhiu për shfrytëzimin e pronës së ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri: Për kë punon Prokuroria Speciale?

Read Next

Trump do të dorëzohet në burgun e Atlantës për padinë e katërt penale këtë vit