OBSH: Sëmundjet infektive në Gazë po dalin jashtë kontrollit

Image credit: Reuters

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sëmundjet infektive po “dalin jashtë kontrollit”, me vetëm 13 nga 36 spitalet që funksionojnë pjesërisht në Gaza.

“Qoftë meningjit… diarre, sëmundje të frymëmarrjes, po flasim për sasi jashtëzakonisht të madhe të punës”, ka thënë drejtoresha e OBSH-së për rajonin, Hanan Balkhy. 

Ndërkohë, stafi i organizatës që gjendet në territorit palestinez ka thënë se ka rritur dërgesat me pajisje mjekësore në objektet shëndetësore që kur armëpushimi hyri në fuqi. 

Që nga fillimi i armëpushimit, sipas agjencisë së OKB-së për ushqimin në Gazë janë futur 560 tonë ushqim në ditë, por ka vlerësuar se kjo është pak. /Koha.net/

Read Previous

Zbulohen detaje rreth projektit për stadiumin e ri të Milanit dhe Interit

Read Next

Mbrojtja e Thaçit heq dorë nga dëshmitë e tre dëshmitarëve, pret autorizimin vetëm edhe për një