Nuk lëviz çmimi i derivateve, një litër naftë 1.68 euro

Çmimet e derivateve të naftës nuk kanë ndonjë ndryshim krahasuar me ditën e djeshme.

Aktualisht, një litër naftë kushton 1.68 euro, benzina 1.47 euro, ndërsa gazi 0.85 euro për litër.

Të martën çmimet e derivateve pësuan rritje, pas tensioneve ndërkombëtare, pasi më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një konflikt me Iranin. Si reagim, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës në nivel global. /RTKlive

Read Previous

​Presidenti i parë i SHBA-së u betua para 237 vjetësh

Read Next

Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias?