Nuk ia kontrolloi gruan, rrah mjekun

Gjatë ditës së djeshme një incident ka ndodhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Në raportin 24 orësh të Policisë raportohet se i dyshuari mashkull e ka dërguar gruan e tij në QKMF dhe mjeku nuk i kishte ofruar ndihmën mjekësore e për këtë është sulmuar.

“QKMF Istog 09.02.2021-15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e PK-së.

Read Previous

ARTE: Merita Juniku dhe Marigona Qerkezi

Read Next

Berlini kundër Prishtinës