Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Shteti norvegjez ka bërë të ditur të hënën se do të sigurojë 242 milionë dollarë për ta fuqizuar marinën e Ukrainës dhe të ndihmojë ndalimin e forcave detare ruse në Detin e Zi, raporton Reuters.
Shumë prej fondeve do të shkojnë drejt inovacionit dhe autonomisë, nën Koalicionin e Kapaciteteve Detare, të cilin Norvegjia dhe Britania e nisën vitin e kaluar për ta bërë marinën e Ukrainës më të fuqishme, sipas qeverisa.
“Është thelbësore ta mbrojmë popullsinë e Ukrainës dhe infrastrukturën ukrainase nga sulmet e Flotës së Rusisë në Detin e Zi”, ka thënë kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere në një deklaratë.
“Gjithashtu është e rëndësishme t’i mbrojmë eksportet e drithit dhe produkteve të tjera nga deti, të cilat përfshijnë të ardhura thelbësore për Ukrainën”, ka shtuar ai.
Mbështetja përfshin donacione nga Forcat e Armatosura Norvegjeze si dhe pajisje ushtarake që do të sigurohen nga industria për donacione të mëvonshme.
Financimi do të përdoret gjithashtu për operacionet e pastrimit të minave dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas, sipas qeverisë.
“Sistemet që ne po ofrojmë do ta rrisin aftësinë e forcave ukrainase për të zbuluar dhe çaktivizuar minat përgjatë vijës së tyre bregdetare”, ka thënë në deklaratë ministri i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram. /KOHA.net/