Norma letrare dhe rëndësia e të folurit pastër të shqipes, flet Sindorela Doli-Kryeziu

Në katër Sy e ftuar ishte Sindorela Doli-Kryeziu, gjuhëtare. E pyetur se pse zgjodhi të studionte gjuhën shqipe, Profesoresha Sindorela tha që në fakt nuk ishte zgjedhja e parë, ajo studimet i kishte filluar në ’95-ën, drejtimi juridik.

Por si u bë që sot Sindorela është ndër profesoreshat më të zonjat në këtë lëmi?
“Fat në fatkeqësi” për ne, e kushtëzuar nga rrethanat e kohës vitet ’98-’99 e dimë shënojnë shpërthimin e luftës në Kosovë duke ia bërë të pamundur vazhdimin e studimeve në Prishtinë.

Kështu duke rrjedhur nga një familje arsimdashëse, ajo vendos të vazhdojë studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, drejtimi gjuhë shqipe dhe letërsi. Pas shumë peripecive Doli vendos të shkojë në Prishtinë ku përfundon 4 vjeçarin gjithmonë në këtë drejtim, më pas dy vite magjistraturë dhe doktoraturën në Shqipëri, apo në “trurin e gramatikës” siç preferon ta quajë profesoresha.

Gjithë ky bagazh profesional dhe përkushtim ndaj profesionit sikur ia shton përgjegjësinë të vëzhgojë që shqipja të mos nëpërkëmbet. A po flitet dhe shkruhet mirë sot gjuha shqipe? Çfarë duhet të bëjmë për ta përmirësuar nëse jo? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në videon më poshtë:

Read Previous

Çdo i shtati individ i infektuar vuan më gjatë nga COVID-19

Read Next

Osmani kujton të rënët në Rakoc e Lagje të Re në Kaçanik