Një tjetër vrasje sonte në Prishtinë, njofton Policia

A.K., 52-vjeçar, dyshohet se është therur me thikë për vdekje nga dhëndri i tij sonte në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Personi i dyshuar për këtë rast është i moshës 29-vjeçare, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

52-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por nuk u ka bërë ballë plagëve të marra.

Lajmin për vrasjen e 52-vjeçarit e ka konfirmuar për edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti për Express. 

Policia tha se është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është identifikuar tashmë nga organet e rendit.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Ahmeti për Express.

Kjo është vrasja e dytë sonte në kryeqytet.

Më herët u raportua edhe për vrasjen e gruas L.M., e lindur në vitin 1990.

Read Previous

Vritet një grua në Prishtinë, raportohet se vrasja ndodhi gjatë një plaçkitje

Read Next

Moti sot