Një person godet me veturë një polic

Një person ka goditur me veturë një polic ditën e hënë në fshatin Ozdrim të Pejës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:05, ndërsa polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Vetura e dyshuar është gjetur e braktisur, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Read Previous

Dy ushtarë të FSK-së diplomojnë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit

Read Next

​Barcelona mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve