Një muaj paraburgim të pandehurit për dhu;nimin e një të mit;ure në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit D.Z., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture. Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, e cila ka paraqitur prova që mbështesin dyshimin e bazuar për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.

Sipas Prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga prilli 2025 deri më 2 tetor 2025 në Gjakovë.


📄 Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Gjakovë:

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit D.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas kërkesës, “Nga muaji prill 2025 deri më 2 tetor 2025 në Gjakovë, i pandehuri, përmes komunikimit në rrjetin social Snapchat, ka realizuar takime me të miturën (e lindur 2010), gjatë të cilave takime pa pëlqimin e saj ka kryer akte seksuale-orale. I pandehuri e incizoi të dëmtuarën gjatë aktit dhe më pas e kërcënoi se do ta publikonte incizimin nëse i tregonte dikujt, duke e detyruar që të takohej përsëri me të.”

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor 2025.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Read Previous

Fillon zbatimi i sanksioneve të ShBA-së kundër industrisë serbe të naftës, NIS

Read Next

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës