Një autobus me rreth 20 fëmijë del nga rruga në Kroaci

Një autobus me disa fëmijë ka dalë nga një rrugë në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident në Siščani pranë Čazma, kur një autobus në të cilin ndodheshin rreth 20 fëmijë nga rruga.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin rreth 20 fëmijë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë, ndërsa dy fëmijë janë ende duke u trajtuar.

Bëhet fjalë për lëndime të lehta.

Siç thuhet më tej, për fat të mirë, në momentin e aksidentit, autobusi nuk qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Pas kësaj, prindërit kanë ardhur shumë shpejt për të marrë fëmijët.

“Mjeti është përmbysur dhe ka rënë në kanalin rrugor”, ka konfirmuar policia.

Siç mësojnë jozyrtarisht mediat kroate, autobusi ka qenë duke iu shmangur një automjeti tjetër dhe ka rënë në kanal. /Telegrafi/

Read Previous

Tregtarët të pakënaqur me fitimin, blerësit ankohen për çmime

Read Next

Ish-kryediplomati shqiptar: Procesi i shtrirjes së sovranitetit në Kosovë të vazhdojë me këmbëngulje