Një asteroid në madhësinë e ‘Koloseut kuadrat’ po i afrohet Tokës

Më 27 mars 2023, një asteroid në madhësinë e Koloseut kuadrat të Romës, pritet të kalojë shumë pranë Tokës, në një distancë sa gjysma e asaj nga planeti blu deri në Hënë.

Asnjë rrezik potencial nuk pritet nga trajektorja e tij, por do të ishte asteroidi, i cili i kalon Tokës më afër se çdokush tjetër në vitet e fundit dhe me një madhësi të tillë të konsiderueshme, si ajo e Koloseut, nuk është për t’u nënvlerësuar.

Në bazë të përllogaritjeve nga ekspertët e astronomisë, po i njëjti do të afrohet edhe tre vjet më vonë, kur të kalojë sërish pranë Tokës në vitin 2026.

Emërtimi i tij zyrtar është DZ2 dhe u zbulua më 27 shkurt 2023, prej Observatorit të Roque de los Muchachos, në ishullin La Palma të Kanarieve, falë teleskopit Isaac Newton.

Ai është i gjerë 58 metra, po aq sa ndërtesa e njohur në kryeqytetin italian, i cili ka edhe funksionin e pallatit të civilizimit dhe punës.

Distanca konkrete, në të cilën asteroidi do t’i afrohet planetit, është prej 170 mijë kilometrash, ose sa gjysma e distancës mes Tokës dhe Hënës.

Shpejtësia me të cilën ai udhëton aktualisht është prej 32 mijë kilometrash në orë dhe pritet që shkëmbimi me Tokën, të bëhet rreth orës 12:15, me atë lokale shqiptare. /Albanianpost.com

Read Previous

Amazon shkurton edhe 9000 vende të tjera pune

Read Next

Një peshkaqen robotik nga Thames mbledh 21,000 shishe në ditë