Nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore në fushën e tatimit në të ardhura, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje synon të avancojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe të forcojë bashkëpunimin në çështjet tatimore.

“Përmes saj mundësohet eliminimi i barrës së tatimit të dyfishtë për individët dhe bizneset, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe aktivitete ekonomike”, thuhet në njoftimin.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore në fushën e tatimit në të ardhura, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje synon të avancojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe të forcojë bashkëpunimin në çështjet tatimore.

“Përmes saj mundësohet eliminimi i barrës së tatimit të dyfishtë për individët dhe bizneset, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe aktivitete ekonomike”, thuhet në njoftimin./reporteri

Read Previous

Sulmet në objektet energjetike në Katar dhe Iran rrisin çmimet e gazit në Evropë e Britani

Read Next

Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin, duhet maturi