Nis raundi i katërt i negociatave Rusi-Ukrainë, detaje nga takimi

Members of delegations from Ukraine and Russia, including Russian presidential aide Vladimir Medinsky (2L), Ukrainian presidential aide Mykhailo Podolyak (2R), Volodymyr Zelensky’s “Servant of the People” lawmaker Davyd Arakhamia (3R), hold talks in Belarus’ Gomel region on February 28, 2022, following the Russian invasion of Ukraine. (Photo by Sergei KHOLODILIN / BELTA / AFP) / Belarus OUT

Ka nisur raundi i katërt i negociatave ruso-ukrainase, me synimin për të gjetur një zgjidhje që do të çojë në një armëpushim në territorin ukrainas.

Bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference, ndërsa sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak , fokusi i diskutimeve do të jetë për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë. Diskutim pritet të jetë i ashpër.

Edhe pse Rusia është e vetëdijshme për marrëzitë e agresionit të saj, ajo ka ende iluzionin se 19 ditët e dhunës kundër qyteteve paqësore të Ukrainës janë strategjia e duhur”, shkruan zyrtari ukrainas në Twitter.

Më herët, Volodymyr Zelensky tha se “përfaqësuesit e delegacioneve të vendeve tona negociojnë çdo ditë në formë elektronike. Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka që është e mundur për të organizuar takimin presidencial me Putinin, i cili, jam i sigurt, pritet nga të gjithë. Ata duhet të kuptojnë se është një histori e ndërlikuar, si dhe një rrugë e vështirë, por jashtëzakonisht e nevojshme”.

“Qëllimi ynë është që gjatë kësaj beteje dhe këtij procesi të vështirë negociues, Ukraina të marrë rezultatin e nevojshëm, i cili është i nevojshëm për të gjithë ne, për paqen dhe sigurinë, në mënyrë që të kemi garanci normale dhe efektive” , shtoi ai./abcnews.al/

Read Previous

ShSKUK: 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë

Read Next

Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë e Prizren, një vit hetim nga ana e IPK në të cilin u përfshinë AKI, Dogana dhe Policia