• 1 July, 2022

“Lumi”, nis punën kompjuteri më i fuqishëm në Evropë

Superkompjuteri LUMI do të përdoret për kërkime në fushën e mjekësisë, inteligjencës artificiale, ndryshimeve klimatike, burimeve të rinovueshme dhe energjisë së shkrirjes.

Ekspertët finlandezë kanë promovuar Lumi-n, superkompjuterin më të fuqishëm në Evropë dhe të tretin më të shpejtë në botë, i cili gjithashtu do të jetë efikas në energji.

I vendosur në një fabrikë të vjetër letre në qytetin e Kajaanit, rreth 500 kilometra në veri të Helsinkit, një superkompjuter me madhësi basketbolli mund të prodhojë fuqi të barabartë me atë të dy milionë laptopëve.

Lumi është një projekt i Organizatës Evropiane për Informatikë me Performancë të Lartë (EuroHPC JU) dhe dhjetë vendeve evropiane – Finlanda, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Polonia, Suedia, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.

Superkompjuteri kushtoi 200 milionë euro, nga të cilat Finlanda siguroi një të katërtën dhe partnerët e tjerë pjesën tjetër.

Kajaani u zgjodh si lokacion sepse klima e tij e ftohtë do të kërkojë pak energji për të ftohur superkompjuterin. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA transferon më shumë se 1400 sisteme kundërajrore në Ukrainë

Read Next

Po kthehet seria legjendare e Volkswagenit , ja sa do të kushtojë një veturë