Nikollbibaj: Epilogu i pronave në Aeroportin e Gjakovës po merr zgjidhje

Në mbledhjen e 84 të ministrave të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës.

Ky vendim preliminar është mirëpritur edhe nga drejtori i drejtorisë për kadastër Gjevalin Nikollbibaj.

Këto shpronësime bëhen për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes, prandaj edhe drejtori Nikollbibaj thotë se digasteri që ai udhëheq i ka ofruar ndihmën ligjistike ministrisë me qëllim që gjithçka të kalojë sipas planifikimeve.

Në këtë vendim preliminar janë të përfshira lokacionet Bec, Trakaniq e Janosh.

Read Previous

Shtohet fluksi i qytetarëve në Morinë, Minxhozi: Liberalizimi i kufijve ka dhënë efekte

Read Next

Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur