Ngadalësohet rritja e çmimeve në Shqipëri për herë të parë që nga tetori i vitit 2021

Inflacioni në Shqipëri ka shfaqur në nëntor shenja ngadalësimi për herë të parë në një vit, duke sinjalizuar se rritja e fortë e çmimeve mund të ketë arritur tashme nivelin më të lartë.

Sipas institutit kombëtar të statistikave INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor është 7.9% për qind.

Kjo është hera e parë që shifra vjetor vjen në rënie, që nga muaji tetor 2021, ndërsa një muaj më parë në tetor 2022, ky tregues arriti nivelin më të lartë që nga vitet 90.

Gjithsesi, rritja e çmimeve mbetet e lartë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku ndikimin kryesor vijon ta ketë shtrenjtimi i ushqimeve, ndërsa është zbehur efekti i karburanteve.

Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit këtë vit, duke e çuar aktualisht në 2.75 për qind, nga 0.5 për qind që ishte në fillim të vitit, në një përpjekje për të luftuar rritjen e çmimeve përmes shtrenjtimit të kostos së parasë.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me + 5.12 pikë përqindje, pasuar nga grupi “transporti” me + 0.58 pikë përqindje.

/Telegrafi/

Read Previous

Shkon në 35 për qind interesi i borxhit në vendet më të varfra në botë

Read Next

Gërvalla: Është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në BE