Venezuela e shpall festë kombëtare ditën e fitores në bejsboll kundër SHBA-së
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jeruzalem, Izrael, në një vizitë zyrtare pune që ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë sot, 27 janar 2026, me pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ngjarje ndërkombëtare zhvillohet për të adresuar sfidat globale në luftën kundër antisemitizmit.
Stacioni i tij i parë në Jerusalem ishte te Nova Site, prej ku ndau edhe foto, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama.
Më pas, ai mbajti një fjalim historik në Knesset, ku tha se Shqipëria duhet të përdoret si busull orientimi dhe shembull bashkëjetese fetare.
Njoftoi se në Shqipëri konkretisht në qytetin bregdetar të Vlorës, do të hapet një muze për të kujtuar veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë nga torturat e nazistëve.
Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”, ndërsa premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë.
“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur”, deklaroi kryeministri izraelit./reporteri