Neymar: Është e mundur që në dhjetor të dua të dal në pension

Ylli brazilian dhe lojtar i Santosit, Neymar, ka treguar se po e konsideron mundësinë e pensionimit pas përfundimit të kontratës së tij me klubin brazilian në fund të vitit.

Neymar është duke u përpjekur fort për të siguruar një vend në skuadrën e Carlo Ancelottit për Kupën e Botës 2026, e cila mund të jetë gara e tij e fundit e madhe, pasi ai ka njoftuar planet për t’u pensionuar nga futbolli aktiv së shpejti.

Nuk e di çfarë më pret e ardhmja. Nuk e di çfarë do të sjellë viti i ardhshëm. Është e mundur që në dhjetor të dua të dal në pension”, ka thënë fillimisht Neymar.

Po e marr ditë pas dite tani. Ky vit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Santosin, por edhe për ekipin kombëtar brazilian, sepse është viti i Kupës së Botës. Edhe për mua, është një sfidë e madhe. Po e marr ditë pas dite”, përfundoi 34-vjeçari.

Ndryshe, Neymar ka luajtur 128 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, duke shënuar edhe 79 gola, teksa ka bërë karrierë të madhe në Evropë me klube si Barcelona dhe Paris Saint-Germain para transferimit te Al Hilal në Arabinë Saudite.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale për krime të rënda në 13 vjeç

Read Next

Komplot për vrasjen e zyrtarëve ukrainas: 10 të arrestuar në Ukrainë dhe Moldavi