Netanyahu: Izraeli do të luftojë i vetëm pa ndihmën e SHBA-së

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sfidoi thirrjet e presidentit amerikan Joe Biden për ndalesën e armatimeve në rast se ushtria izraelite nis pushtimin e Rafahut.

“Në Luftën e Pavarësisë 76 vjet më parë ishim të paktët kundër të shumtëve. Nuk kishim armë kishte embargo armësh ndaj Izraelit. Por sot po të jetë e nevojshme ne do të luftojmë me thonjtë tanë, por ne kemi shumë më tepër se thonj dhe me të njëjtën forcë shpirtërore, së bashku do të fitojmë.”

Mes të tjerash gjatë një interviste Netanyahu u shpreh se Hamasi fshihet pas civilëve të tij dhe ushtria izraelite do të vijojë ndjekjen e tyre deri në shkatërrimin e plotë. Netanyahu ka sfiduar presionin ndërkombëtar në rritje për të rënë dakord për një armëpushim, por deri më tani nuk ka urdhëruar trupat të hyjnë në qytet. Ndërkaq Shtëpia e Bardhë përsëriti thirrjen e saj se Izraeli nuk do të nisë një operacion të plotë në Rafah, sepse kjo nuk do të çonte përpara qëllimin e Izraelit për të mposhtur Hamasin.

Në Kajro, delegacionet nga Hamasi, Izraeli, SHBA, Egjipti dhe Katari përfunduan bisedimet pa një marrëveshje. Hamasi fajëson Izraelin për mungesën e marrëveshjes, ndërsa në fillim të kësaj jave Izraeli shprehu idenë se është i hapur për armëpushim, por hodhi poshtë kërkesat për përfundimin e luftës.

Nga ana tjetër Forcat izraelite bombarduan zonat e Rafahut.

Banorët dhe mjekët në Rafah, zona më e madhe urbane në Gaza e pa pushtuar ende nga forcat tokësore izraelite, një sulm izraelit pranë një xhamie vrau të paktën tre persona dhe plagosi të tjerë, ndërsa në lagjen Sabra të Rafah një sulm ajror izraelit vrau të paktën 12 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Deri më tani Forcat e armatosura izraelite kanë vrarë tashmë 50 persona të armatosur palestinezë në Rafahun lindor dhe kanë zbuluar disa tunele.

Sulmet kanë detyruar mijëra palestinezë të largohen mes frikës se ofensiva e mundshme mund të shkaktoj një katastrofë të vërtetë. Deri më tani nga Rafah janë larguar rreth 80.000 njerëz u sipas Agjencisë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë. Gjithashtu mbyllja e vendkalimit Rafah me Egjiptin ka parandaluar evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve dhe hyrjen e furnizimeve mjekësore, kamionëve ushqimorë dhe karburantit të nevojshëm për funksionimin e spitaleve. /tvklan.al

Read Previous

Ambasadori i BE-së në Tiranë: Reforma në drejtësi duhet të konsolidohet

Read Next

Ambasada e Kosovës në ShBA u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen