Nesër dhe pasnesër, shi dhe ftohtë në Kosovë

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe here pas here me riga shiu, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Read Previous

​IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-së

Read Next

Identifikohet një person me leje qëndrim të falsifikuar të një shteti tjetër