‘Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë’

Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej, ka qenë funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.

Ndryshe nga Naimi që iu përkushtua gjuhën amtare, Samiu bashkëpunoi për reformën e gjuhës osmane-turke, në hapësirën shprehëse të së cilës loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.  Është autor i njërit prej romaneve më të hershëm të gjuhës osmane, titulluar Ta’aşşûk-ı Tal’at ve Fitnât (shqip. Dashuria e Talatit me Fitneten) botuar më 1872.

TV Syri ju sjell nga thëniet e tij më të njohura, që ka të bëjë pikërisht me arsimin.

“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë”. 

Read Previous

Pas më shumë se gjysëm shekulli takohen gjimnazistët e gjeneratës 69-70

Read Next

Moti në Gjakovë