Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen
Vendimi që Leon Avdullahu ta paraqitet për Kosovën po përcillet me reagime të ndryshme në mediat zvicerane.
Avdullahu vendosi për Kosovën para Zvicrës, ndërsa është i pari lojtar që kishte mundësinë e paraqitjes për helvetikët e që vendosi për “Dardanët”.
Nga mediumet zvicerane ka pasur reagime të ndryshme.
Në tekstin e shkruar nga mediumi zviceran “Bluewin”, shkruhet se Avdullahu ia ktheu shpinën Zvicrës.
Ndërkohë një medium tjetër zviceran “Nau.ch” ka shkruar se drejtuesit e Përfaqësueses së Zvicrës nuk mund të fajësohen për vendimin e Avdullahut.
“Pierluigi Tami, Peter Knabel dhe shokët e tij nuk mund të fajësohen për këtë. Ata u përpoqën shumë për të siguruar ish- lojtarin e Baselit. Knabel madje e pa debutimin e Avdullahut në Bundesligë me të atin në stadium”, ka shkruar ky medium./koha.net