Shkolla fillore e mesme e ulët “Fan Noli”, në Dujakë, pas përfundimit me sukses të periuodës së dytë ka filluar punën dhe angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve për periudhën e tretë vlerësuese. Kështu është shprehur drejtori i kësaj shkolle Ymer Alija, duke shtuar se festat zyrtare të muajve prill dhe maj kanë filluar të sjellin vështirësi në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Ndërkaq koordinatori i cilësisë Fadil Gaxherri tregon se janë krijuar plane konkrete për përgatitjen e nxënësve të klasëve të nënta për testin e arritshmërisë që kësaj radhe për herë të parë do të mbahet në dy ditë.
Ndërkohë menaxheret e këtushëm dhe mësimdhënësit na thanë se në baza ditore angazhohen për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies me qëllim që të nxjerrin gjenerata sa më të mira.