Në Maqedoni vitin e kaluar janë dhënë 4.629 leje pune për punëtorë të huaj, më shumë punëtorë ka nga Turqia dhe Kosova

Construction worker

Të huajt nga vende të ndryshme tashmë po punojnë në Maqedoni në disa sektorë.

Agjencia e Punësimit konfirmon se deri më 6 nëntor të vitit 2023 janë dhënë 4.629 leje pune për shtetas të huaj. Në tregun e punës në RMV ka punëtorë nga Turqia, Kosova, Shqipëria, India Rusia dhe Ukraina.

“Punëtorët të punësuar vijnë më shumë nga këto shtete: Turqia, Kosova, Serbia, Shqipëria, India, Greqia, Bullgaria, Nepali, Ukraina dhe Rusia.

Për krizën me punëtorët flitet prej vitesh. Në disa sektorë nuk ka punëtorë dhe kjo krijon probleme për biznesin.

Marijana Perkovska nga fusha e tekstilit thotë se duhet të thjeshtohen procedurat administrative për importin e fuqisë punëtore. Të mund të sigurojnë punëtorë në një kohë sa më të shkurtër, që të fillojnë punën sepse nuk ka kohë për të pritur.

/Telegrafi/

Read Previous

Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë për çështjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Read Next

Marca me shkrim special për Vedat Muriqin: Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë