Mitsotakis: Qëndrimi i Greqisë për çështjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka riktheksuar se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar.

“Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.” ,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene.

Kryeministri grek shtoi tutje se Greqia e mbështet fuqishëm Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe se çështjen e zgjerimit evropian e ka diskutuar shumë herë në Bruksel, sepse, siç tha ai, ka një të ardhme evropiane për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor./Express/

Read Previous

Pesëshja dhe MVP i xhiros së 21-të në Superligën e basketbollit

Read Next

Në Maqedoni vitin e kaluar janë dhënë 4.629 leje pune për punëtorë të huaj, më shumë punëtorë ka nga Turqia dhe Kosova