Në Maqedoni është ulur numri i studentëve të diplomuar në vitin 2022

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, të fituara nga raportet e pranuara, në vitin 2022, në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7483 studentë të nivelit universitar, që shënon zvogëlim për 3,5 për qind në krahasim me vitin 2021.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 5995, afërsisht 80,1 për qind janë studentë të rregullt, ndërsa 1488 afërsisht 19.9 për qind janë studentë me korrespondencë.

Numri më i madh, ose 57,1 për qind janë studente të diplomuara.

“Nga numri i përgjithshëm i studentëve, 40 për qind kanë diplomuar në afat të caktuar, ndërsa 60 për qind diplomuan pas afatit të paraparë”, bën të ditur ESHS në publikimin për të diplomuarit në vitin 2022.

/Telegrafi/

Read Previous

AGK dënon sulmet e protestuesve serbë ndaj gazetarëve

Read Next

Shefi i zyrës së BE-së flet për takimin me kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut – tregon kërkesat që kishin për ta