Në fshatin Kralan mësimdhënësja nxjerr nxënësin nga dritarja gjatë orës mësimore

Në shkollën “8 Dëshmorët” në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës, ka ndodhur një incident. Mësimdhënësja e artit figurative Lirjeta Muhadri ka hudhur nga dritarja një nxënës me inicialet E.S. Ky rast ka ndodhur më datë 26 janar, mirpo vetëm gjatë ditës së djeshme prindi e ka raportuar në drejtorinë komunale të arsimit në Gjakovë. Udhëheqësi i këtij sektori Zymber Berisha tha se me të marrë informacionin mësimëdhënësja në fjalë është pezulluar nga puna.

Ai tha që komisioni disiplinor do të mirret me procedurat në vijim.

Ndërkaq mësmidhënësja Muhadri në një prononcim për televizionin Syri përmes telefonit ka thënë që nxënësin e ka urdhëruar të dalë nga dritarja dhe se nuk ka përdorur dhunë fizike.

Kur komisioni disiplinor të dërgoj lënden në prokurorinë themelore në do të informohemi se cilat janë masat e mëtutjeshme që janë ndërmarrë në lidhje me këtë rast.

Read Previous

Dr. Kumnova: Miomat në mitër formohen nga prodhimi i hormoneve estrogjene

Read Next

Krasniqi: Këtë vit planifikohet të ujiten 5200 hektarë tokë