Në Danimarkë rritet numri i rasteve me llojin e virusit britanik

Danimarka po regjistron një rritje të infeksioneve me një variant më ngjitës të koronavirusit të njohur si B.1.1.7, i cili u identifikua për herë të parë në Britani, pavarësisht nga një rënie e infeksioneve të rregullta.

Danimarka zbatoi masat e mbylljes së rreptë në dhjetor, pas rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja dhe zbulimit të një varianti të ri dhe më ngjitës, të cilin autoritetet tani presin që të jetë dominues nga mesi i shkurtit, raporton Reuters.

Në javën e dytë të janarit, shtatë për qind e të gjithë testuar pozitivisht, materiali gjenetik i të cilave u analizua, kishin një variant të ndryshuar, sipas Institutit Shtetëror të Serumit në një raport të botuar sot.

Kjo është më shumë se 4.1 për qind në javën e parë dhe vetëm 2.4 për qind në javën e fundit të dhjetorit. Një total prej 464 personash janë infektuar me variantin e ri që nga mesi i nëntorit.

Danimarka ka gjithsej 193.038 infeksione të konfirmuara dhe 1.941 njerëz kanë vdekur. / Kosova Press

Read Previous

Klopp: “Nuk vendosi unë rreth transferimeve”

Read Next

Arsenali dhe Liverpooli në garë për yllin e Real Madridit