Ndiqni programin e mëngjesit “Çeli sytë” të plotë

Të ftuarit e parë të programit të sotëm të mëngjesit ishin Fatos Axhemi dhe Hare Nuza nga Jakova Innovation Center të cilët folën gjerësisht për projektet e kësaj qendre me theks të veçantë fuqizimin e gruas.

E ftuara e dytë ishte Gjylfidane Rraci, arsimtarja e dëshmuar tashmë e fizikës e cila na foli për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe përjetimet e saj në këtë profesion. Arsimtarja u suprizua nga dy nxënëset e saj për nder të kësaj feste si dhe ndau me ne një eksperiment mjaft interesant.

Bardha Ferizi Buza flet më gjerësisht për ekspozitën e saj “Lulet e Marsit” e cila do jetë e hapur në Galerinë e Arteve nga ora 12:30.
Plot storje interesante e biseda për më shumë ndiqni emisionin e plotë këtu:

Read Previous

Artistët pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

Read Next

Sot kthehet nga Austria, kuzhinieri që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj