Ndikimi i pandemisë tek nxënësit

Pandemia Covid 19, si në të gjitha sferat, ka ndikuar dukshëm edhe në mësimnxënie. Pedagogia Drita Kamberi theksoi se mënyra e re e të mësuarit ka pasur edhe anë pozitive. Ajo tha: “…nxiti bashkëpunimin e prindit me mësimdhënësit, nxiti bashkëpunimin e nxënësve mes vete e mbi të gjitha më e rëndësishmja zgjoi dëshirën tek ata për hulumtim dhe analizë të gjërave…”

Tutje Kamberi potencon edhe disa nga anët negative që kanë ndikuar drejtpërdrejt tek nxënësit, e që kanë qenë të obligueshme të respektohen në kuadër të masave për parandalim të shpërndarjes së virusit COVID 19.

Kamberi e cila është njëherësh edhe psikologe, apeloi tek te gjithë prindërit që për të pasur sukses me fëmijët, ata duhet të komunikojnë, t’i shikojnë në sy, t’i lavdërojnë, t’i prekin për të krijuae afrimitet emocional, të ndërtojnë ura besimi, t’i dëgjojnë ata me kureshtje, e të tjera.

Read Previous

Në KKSB raportohet për dëmet e vërshimeve

Read Next

Sada me punim shkencor në Freiburg