Sada me punim shkencor në Freiburg

Profesionistit të artit të muzikës, Kastriot Sadës i është vazhduar pozita e koordinatorit nacional të Kosovës në Asosacionin Evropian të muzikës deri në vitin 2022. Këtë pozitë Sada e mban që nga viti 2015 ku është votuar në mënyrë unanime nga të gjithë koordinatorët e shteteve pjesëmarrëse evropiane në Rostock të Gjermanisë.

Në mars të këtij viti në Freiburg të Gjermanisë do organizohet konferenca e radhës ku Sada do marrë pjesë me punim shkencor në lëndën e solfexhit. Sada theksoi që ende nuk janë njoftuar zyrtarisht se a do jenë të pranishëm në Freiburg apo do mbahet online si pasojë e Covid 19, janë në pritje të vendimit.

Qëllimi i këtij Asocacioni është promovimi i edukimit muzikor brenda Evropës. Konferenca e 28- të e Asocacionit Evropian të muzikës është e organizuar nga Universiteti i Edukimit dhe Universiteti i muzikës në Freiburg, Gjermani me temën “Music is what people do”.



Read Previous

Ndikimi i pandemisë tek nxënësit

Read Next

Stephanie Seymour në zi, humbet djalin 24 vjeç