Malaj: Shqipëria, lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike
Vozinha bëri shtatë pritje për barazimin pa gola të Kepit të Gjelbër me Spanjën, të shtunën mbrëma.
Dhe përnjëherë 40-vjeçari u bë i famshëm në rrjetet sociale. Para ndeshjes me Spanjën, Vozinha i kishte 45 mijë ndjekës në “Instagram”.
Pas ndeshjes shifra u bë milionëshe. Dhe brenda një nate Vozinha, që bënë karrierë në kategorinë e dytë portugeze, ka kaluar shifrën e 6 milionë ndjekësve në “Instagram”.
Ky fakt dëshmon ndikimin e madh të Kupës së Botës në futboll.
Sa për krahasim, portieri i Anglisë, Jordan Pickford i ka 1,6 milionë ndjekës. Faqja zyrtare e federatës së Kepit të Gjelbër i ka 254 mijë ndjekës./koha.net