Ushtria sudaneze dhe kundërshtarët e tyre paraushtarakë të Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord për të ndërprerë dhe për 7 ditë të tjera luftime.
Ky armëpushim erdhi pas disa negociatave të gjatë dhe ka si synim shmangien e katastrofës humanitare në vend, ku mijëra njerëz janë larguar, teksa qindra të tjerë po vuajnë nga uria dhe mungesa e furnizimit me ujë.
Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi 48 orë pas marrëveshjes, megjithatë të shtëna sporadike janë raportuar në zona të ndryshme të Khartumit.
Sudani është përfshirë nga luftimet e përgjakshme mes forcave rivale, njësive ushtarake besnike të liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe forcave paraushtarake të drejtuar nga zëvendës lideri Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti.
Si ushtria ashtu edhe grupi paraushtarak i quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë pretendojnë kontrollin e zonave kyçe në Kartum, ku banorët janë strehuar për t’i shpëtuar shpërthimeve./A2news/