Ndërhyrjet e paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit sanksionohen me ligj

Kompania e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se të gjithë personat që bëjnë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit do të dënohen sipas ligjit. Nëse kompania has në veprime të tilla për secilin qytetarë do të inicojë kallëzim penal.

Një njoftimin e KRU “Gjakova” thuhet se:

“Ç’do ndërhyrje e paautorizuar në Rrjetin e Ujësjellësit, është vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës .Të nderuar qytetar, duke marrë shkas nga disa banorë të pandërgjegjshëm të cilët gjatë intervenimeve private ndërhyjnë duke ndalë ujin nga rrjeti i ujësjellësit, i cili është nën menaxhimin e KRU “Gjakova”, ju kujtojmë se ndërhyrjet e tilla janë të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme.”,thuhet mes tjerash në njoftim.

K.R.U. “Gjakova”SH.A, me synim të mbrojtjes së Rrjetit të Ujësjellësit paralajmëron të gjithë qytetarët se ndaj personave të cilët nuk respektojnë këto ndalesa dhe hasim në veprime të tilla do të pasojnë dënimet e parapara sipas akteve ligjore dhe do të inicohet kallëzim penal.

Andaj KRU “Gjakova” apelon tek të gjithë konsumatorët që në rast se vërejnë ndonjë parregullësi të bashkëpunojnë duke kontaktuar në numrat e njësive gjegjëse;

-Njësia Gjakovë, 0390-320-503 si dhe 0390-330-001.

-Njësia Rahovec, 049-732-789.

-Njesia Prizren, 049-732-115.

-Njësia e Rekës së Keqe, 049-732-567 si dhe 049-732-006.

Read Previous

Rubrika e librit në programin e mëngjesit

Read Next

Gjermania plan për energjinë e erës