Ndër efektet anësore post-COVID, janë edhe problemet në lukth

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më sot rastet e konfirmuara pozitive janë mbi 200 mijë në Kosovë. Pacientët e infektuar me COVID-19 janë trajtuar varësisht nga simptomat që ka shfaqur virusi.

Infeksioni me COVID-19 është pandemi e karakterit global e cila nuk është definitive në aspektin biologjik, epidemiologjik dhe farmakologjik thonë ekspertët shëndetësor.
Dhe trajtimi i pacientëve është bërë duke u mbështetur në përvojën e shteteve të ndryshme. Pas infektimit dhe shërimit nga COVID-19 shumë persona kanë shfaqur probleme gastroenterologjike.

Problemet e tilla janë trajtuar me medikamente për mbrojtjen e lukthit.

Terapia antivirale e rekomanduar dhe e përdorur tek pacientët nga vendet e ndryshme në botë nuk ka aprovim nga autoritetet rregullative për barna siç është FDA dhe EMA, kjo terapi është dhënë pas disa hulumtimeve klinike të kufizuara, thonë ekspertët shëndetësor.

Read Previous

​Në Mjekim Intensiv nuk ka asnjë pacient me COVID-19

Read Next

BE-ja paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë