Ndalimi i tymosjes, Anglia ofron Vape falas për duhanpirësit

Një milion duhanpirës do të inkurajohen të ndërrojnë cigaret në Angli, në një skemë të re pioniere ‘swap to stop’, për të përmirësuar shëndetin dhe për të ulur normat e pirjes së duhanit.

Si pjesë e skemës kombëtare që aplikohet për herë të parë në botë, pothuajse 1 në 5 nga të gjithë duhanpirësit në Angli do të pajisen me një komplet VAPE. Në çdo këndvështrim VAPE është një alternativë shumë më pak e dëmshme se duhani tradicional.Skema përfshin edhe gratë shtatzëna, të cilave do t’u ofrohen stimuj financiarë për t’i ndihmuar të ndalojnë konsumin e duhanit.

Politikat e reja do të përmbushin 3 synimet e qeverisë për të ndihmuar më shumë të rritur që të lënë duhanin, të ndalojnë fëmijët dhe jo duhanpirësit të pinë duhanin dhe përdorimin e avullit si një mjet për ta lënë duhanin.

Për ata që e lënë duhanin, rreziku i sulmit në zemër përgjysmohet pas një viti nga lënia e duhanit. Ndërsa mbështetja e më shumë grave që të kenë një shtatzëni pa duhan do të zvogëlojë numrin e foshnjave të lindura nën peshë ose të pazhvilluar. Gjithashtu do të zvogëlojë rrezikun e abortit.

Ministri anglez i Shëndetësisë O’Brien ka kërkuar identifikimin e mundësive për të reduktuar tymosjen te të rinjtë. Duke punuar me agjencitë e zbatimit, do të sigurohen 3 milionë paund fonde për të krijuar një ‘skuadër të specializuar për zbatimin e avujve të paligjshëm’ për respektimin e rregullave të avullimit.

Prevalenca e pirjes së duhanit në Angli në vitin 2021 ishte 13%, më e ulëta, falë masave të tilla si dyfishimi i tarifës për cigaret që nga viti 2010 dhe financimi i vazhdueshëm për shërbimet lokale të ndalimit të duhanit.

Megjithatë, 5.4 milionë njerëz në Angli pinë duhan, i cili mbetet shkaku më i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme. 2 nga 3 duhanpirës të përjetshëm do të vdesin nga pirja e duhanit, thonë studimet dhe të dhënat e fundit tregojnë se 1 në 4 vdekje nga të gjitha kanceret vlerësohet të jetë nga pirja e duhanit./TopChannel/

Read Previous

Rreth 8 mijë persona largohen nga Shqipëria gjatë fundjavës nga porti i Vlorës

Read Next

Blerja e teksteve shkollore, MASHTI po shqyrton mundësinë që paratë t’iu barten në llogaritë e prindërve