Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e 2025-s

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust, njofton se mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025 janë në shumën prej 2 milionë e 995 mijë e 26 euro për 6 mijë e 905 persona, të cilët këtë vit e arrijnë moshën e pensionimit 65-vjeçare (pra janë të lindur në vitin 1960), ose kanë vdekur, dhe kursimet e tyre janë tërhequr nga trashëgimtarët e tyre (pas rimbursimit të vitit 2024).

Sipas Trustit, ky është viti i tretë që po vazhdon rimbursimi i 10%-shit për kontribuuesit që i kishin të kursyera deri në 9 mijë e 999 euro në llogarinë e FKPK-së në momentin e aplikimit për tërheqjen e parakohshme (më 2020 dhe 2021).

“Për këtë, më 2024 ishin rimbursuar 1 milion e 873 mijë e 875, ndërsa më 2023 ishin rimbursuar 5 milionë e 431 mijë e 49 euro”, thuhet në njoftim.

Trusti bënë të ditur se sa i përket rimbursimit për pjesëmarrësit e tjerë, në përputhje me ligjin aktual, procesi do të vazhdojë deri në vitin 2028. /KosovaPress/

Read Previous

NATO: Transferimi i ‘Patriotëve’ në Ukrainë është duke u përgatitur

Read Next

Cole Palmer: Trajneri Maresca po ndërton diçka të rëndësishme te Chelsea