NASA lanson me sukses raketën drejt sipërfaqes hënore

NASA e ka lansuar me sukses raketën hapësinore që synon të përfundojë në sipërfaqe të Hënës, me qëllim të eksplorimit të misioneve të reja.

Lansimi u përcoll me transmetim direkt në faqen zyrtare të NASA-s, ku u bë e ditur se misioni Peregrine konsiderohet nisja e parë robotike komerciale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Raketa e tipit Vulcan u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

“Ngarkesa e NASAs- në bord ka për qëllim të na ndihmojë të zhvillojmë aftësitë e nevojshme për të eksploruar Hënën nën Artemis dhe para misioneve njerëzore në sipërfaqen hënore”, thuhet në njoftim.

Image

/GazetaSinjali/

Read Previous

Blinken: SHBA kundërshton zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Read Next

Histori Fshati – Dobrosh