Mustafa: Ndërtimet e pasigurta rrezik për Kosovën që është zonë sizmike

Foto: Kallxo.com

Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka deklaruar se një tërmet prej 6.5 shkallë të Rihterit, ndonëse nuk është shumë i madh, do të sillte pasoja katastrofale për Kosovën po që se ndërtimet nuk janë realizuar mirë.

Mustafa ka thënë Kosova është zonë sizmike.

“Kosova është zonë sizmike nga fillimi në fund. Ne mund të goditemi nga një termet maksimal 6.5 shkallë të rihterit, i cili si termet nuk është i madh, por nëse nuk është ndërtuar mirë mund të jetë katastrofal”, ka thënë ai për emisionin “tre8tre”.

Lidhur me shembjen e rrugës në Prishtinë, Mustafa ka thënë se pilotët nuk kanë qenë të futur në tokë sa duhet, gjë që sipas tij tregon papërgjegjësi. /Koha.net/

Read Previous

Ndeshja ndaj Turqisë, Rashica: Do të japim maksimumin dhe do të luftojmë për çdo top

Read Next

Sondazhi: Zviceranët mbështesin rregulla më të ashpra të mediave sociale për fëmijët dhe adoleshentët