Mustafa: Mos të votohet me emocione, rrezikojmë të mbesim pa republikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për shamitë e kuqe që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë vendosur në drunjtë e kryeqytetit.

Mustafa ka thënë se nëse votohet me emocione, “rrezikojmë që këto shami t’i vendosim rreth qafës dhe të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”.

“Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhur në drunjtë e Prishtinës dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë?”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në Facebook.

Lideri i LDK-së ka pyetur VV-në se për çfarë Republike të tretë është fjala dhe se kush do të jenë partnerët e saj për këtë republikë.

“Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë”, ka përfunduar ai.

Read Previous

Klopp i dëshpëruar pas dështimit për transferimin e Koulibalyt

Read Next

Kurti injoron Mustafën, ‘Kosova është para një referendumi gjithëpopullor’