Muriqi: Largimi nga Lazio ishte zgjedhja më e mirë e jetës sime

Vedat Muriqi ka pohuar se vendimi për t’u larguar nga Lazio ka qenë më i miri në jetën e tij.

Pas aventurës aspak të mirë tek Lazio, Muriqi vendosi t’i bashkohej Mallorcas në La Liga.

Muriqi ka theksuar se kishte dyshimet e tij për kalimin në La Liga, por më pas i doli si vendimi më i mirë në jetë.

“Unë them gjithmonë se para se të mbërrija këtu kisha dyshime, sepse do të më duhej të ndërroja shtet dhe të lija miqtë e mi. Por tani mund të them se kam bërë zgjedhjen e duhur të jetës sime, sepse edhe familja ime edhe unë jemi të lumtur. Ata më bënë të ndihem i mirëpritur që në momentin që mbërrita. Kjo më dha shumë besim”, tha Muriqi.

/GazetaBlic Sport

Read Previous

Në pranga dy shqiptarë në Spanjë, të arratisur për tentativë vrasje të anëtarëve të një grupi kriminal rival

Read Next

Kurti: Me Lajçakun diskutuam për nevojën për dinamizim të dialogut me Serbinë