Murati: Unitet duhet për presidentin, kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë

Ministri në detyrë e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot përfundimisht “ju hoq peta laknorit” duke u dëshmuar, sipas tij, se opozita po e mban Kuvendin e bllokuar.

Murati ka thënë se qëllimi që nga fillimi ka qenë të bllokohet Kuvendi, për shkak se sipas tij, nuk duan ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Të gjitha kanë qenë arsyetime për të zvarritur kohën. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet dhe të gjithë. Ata po kërkojnë figurë uniteti, por uniteti duhet për presidentin, kryetarin e Kuvendit e zgjedh partia e parë fituese”, ka thënë ai.

Ka shtuar se qëllimi i këtyre partive është që rezultatin që nuk ua dha qytetari në zgjedhje, ta vjedhin  në tavolinë “përmes vendimeve si ai i Kushtetueses”./koha.net

Read Previous

Mustafa: LDK-ja është konsistente, s’e votojmë askënd pa një marrëveshje paraprake

Read Next

Arrestohet një person për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë